Me koalicione, fiton veç Kosova dhe qytetaria, kurse humbin partitë politike!

U bë mirë që po lidhen koalicionet dhe aleancat mes partive politike kosovare, sepse, po fillon më në fund periudha e profilizimit (aq të munguar ideologjik!) Gjitha koalicionet, e deritanishme: joparimore, të panatyrshme, jo konsekuente, jo institucionale, etj., në fakt, kanë ndikuar negativisht një krijimin e një lloj konformizmi social (social conformism) , si tek partitë politike, ashtu edhe tek qytetarët ende të pa ngritur politikisht!
Në fakt, duket pak cinike, por, është e vërtetë, që:

Aleanca, apo koalicioni programor mes: PDK-s, AAK-s, Nisma, nuk mund të thuhet se tash kanë divergjenca ideologjike!
Arsyeja: tabani i këtyre subjekteve de facto dhe de jure, tani është brenda vijave të origjinës: sociale (se u krijuan në kontekst të pa definuar): politike, (se u krijuan në ambientin e tranzicionit) : dhe asaj ideologjike, (se në programet e tyre anojnë më shumë ka e majta, apo qendra e së majtës!). Realisht, shikuar me këtë logjikë, edhe Vetëvendosja e ka vendin këtu (por, Ajo ka arsye tjera në këtë mospërfshirje…)!

Aleanca, apo koalicioni programor mes: LDK-s dhe AKr-s, nuk mund të thuhet poashtu më, se dallojnë edhe aq shumë me ofertat e tyre programore ideologjike!

Arsyeja: Edhe ideologjikisht, edhe me Program LDK-ja, që në themelet e saja, është përcaktuar për profil të djathtë, ani pse, shih absurdin (!), Ajo në “barkun” e saj, akoma ka një konglomerat profilesh ideologjike (duke filluar që nga Kryesia dhe anëtarësia e saj!) që ende mbahen me paradigmën: komuniste (!), marksiste(!), leniniste(!), balliste,… etj. pra, kuqalosh me ngjyrë tipike të ish socializmit vetëqeverisë!

Temat
Opinione

Të afërta