Zbulohet kandidati i LDK-së për Kryeministër! (Foto)

Që nga tërheqja e Isa Mustafës nga kandidimi për kryeministër, kanë filluar mënjeherë të qarkullojnë disa emra që po fliten si kandidatët potencial për Kryeministër nga LDK-ja, shkruan Gazeta NewBorn.

Por befasishëm kandidati i LDK-së për kryeministër duket të jetë ‘parashutist’, i cili nuk ka qenë anëtar i LDK-së.

Pas aderimit të Lumir Abdixhikut në LDK, ka reaguar publicisti i njohur, Ilir Ibrahimi duke thënë se kjo ishte e pritshme dhe pse jo që Abdixhiku të jetë edhe kandidatë i kësaj partie për kryeministër.

“Lumir Abdixhiku në LDK. E pritshme. Po pse jo edhe kandidat i kësaj partie për KM. LDK është kritukuar për vite për mungesë reformash. Kandidimi i Lumirit do të ishte një hap i madh, për reforma të mëdha”, ka shkruar publicisti Ilir Ibrahimi./Gazeta NewBorn/

Temat
LajmeVend

Të afërta