Hysaj në Premierligë? (Foto)

Edhe Liverpooli ka hyrë në garë për Elseid Hysajn
Ashtu si shumë klube të tjera angleze, edhe Liverpooli po e monitoron Elseid Hysajn, me objektivin për ta blerë mbrojtësin e Kombëtares gjatë verës.

Mediat italiane kanë zbuluar se trajneri i “Të Kuqve”, Jurgen Klopp, kërkon të përforcojë krahët e mbrojtjes dhe dy emrat që ka përzgjedhur vijnë nga Serie A, Matia De Sciglio i Milanit dhe Hysaj i Napolit.

Më shumë se aspekti ekonomik i marrëveshjes, për Hysajn sigurisht që do të kishte më shumë vlerë transferimi në një prej ekipeve legjendare të futbollit botëror, me një tifozeri unike e cila ka bërë për vetë disa nga figurat me të mëdha të këtij sporti.

Më herët është raportuar se në mesin e disa skuadrave të interesuar për Hysajn, është edhe Manchester Unitedi i Jose Mourinhos.

Më herët është raportuar se në mesin e disa skuadrave të interesuar për Hysajn, është edhe Manchester Unitedi i Jose Mourinhos, derisa jashtë Premierlige, është raportuar se Barcelona dhe Bayern Munichu kanë monitoruar shqiptarin.

Temat
BotëRajonSportVend

Të afërta