Vriten 2 ushtarë amerikanë në Afganistan

Dy ushtarë amerikanë janë vrarë gjatë një sulmi kundër Shtetit Islamik në Afganistan, njofton Pentagoni.

Ata u vranë në aksion afër rrethinës Achin në Nangarhar gjatë një operacioni kundër ISIS-it të Khorasan, i cili është grup aleat i Shtetit Islamik në Afganistan, ka konfirmuar zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis, transmeton Express.

Ata ishin ushtarë të Forcave Speciale, sipas CNN.

Një ushtar tjetër u plagos lehtë.

Temat
BotëLajme

Të afërta