Serbia pritet të dërgojë notë proteste në Francë, shkaku i Haradinajt

Qeveria e Serbisë ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme pas lirimit të Ramush Haradinajt nga Gjykata e Apelit në Colmar.

Pas përfundimit të mbledhjes, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nga Parisi do të thirret ambasadori i Serbisë, ndërsa po shqyrtohet mundësia e dërgimit të një note proteste Francës, transmeton Koha.net.

Kryeministri dhe kryetari i zgjedhur, Vuçiq, lirimin e Haradinajt e ka quajtur pikëllues, tragjik dhe qesharak.

Ai ka paralajmëruar se ekipi i juristëve serbë do ta shqyrtojë vendimin e gjykatës franceze dhe shteti serb do të marrë vendimet e veta të ardhshme lidhur me këtë lirim, të cilin ai e ka quajtur të paprecedentë.

Temat
LajmeRajon

Të afërta