Lunacek mirëpret lirimin e Haradinajt, i kërkon BE-së të mos i marrë parasysh fletarrestet e Serbisë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Colmarit për lirimin e Ramush Haradinajt dhe ka u ka bërë thirrje 28 shteteve anëtare të BE-së të mos i marrin parasysh udhërarrestet e Serbisë.

Lunacek ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Colmarit, për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili u mbajt në Francë që nga 4 janari.

Ajo ka thënë se mbajtja e Haradinajt në Francë sipas një urdhërarresti ndërkombëtar të vjetërsuar që nga viti 2004 nga Serbia, ishte krejtësisht i papranueshëm.

“Mbajtja e Ramush Haradinajt sipas një urdhërarresti ndërkombëtar të vjetërsuar që nga viti 2004 nga Serbia, e cila është në dialog të moderuar me Kosovën në BE, ishte krejtësisht i papranueshëm”, ka shkruar Lunacek, derisa ka shtuar se Haradinaj ishte gjykuar edhe dy herë në vitin 2008 dhe 2010, mirëpo është liruar nga krimet e luftës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi në Hagë.

“Unë i bëj thirrje Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Zëvendëskryetares së Komisionit, Federica Mogherini, si dhe qeverive të 28 shteteve anëtare të BE-së dhe veçanërisht atyre të 23 njohësve, që të mos i marrin parasysh urdhërarrestet e Serbisë”, ka thënë Lunaçek.

Temat
BotëLajmeRajonVend

Të afërta