Ushqimet që ju nevojiten për rritje të shpejt të flokëve

Flokët e gjata janë diçka të cilat shumë vajza dëshirojnë t’i kenë.
Për t’i arritur ato, ato përdorin shampona special, maska të ndryshme, mirëpo nuk janë të vetëdijshme se vetëm një ndryshim i vogël në mënyrën e të ushqyerit do t’u ndihmojë atyre t’i rrisin më shpejt flokët, transmeton Telegrafi.

Pra, ushqimi i duhur është esencial për rritjen e shpejt të flokëve, ndërsa Telegrafi më poshtë ju sjell një listë me ushqimet më të mira për këtë:

Salmoni

Acidet yndyrore omega-3 të cilat i përmban ky fish e forcojnë flokun dhe e stimulojnë rritjen e flokëve. Përveç omega-3, salmonët përmbajnë edhe vitaminë B12 dhe hekur, të cilat gjithashtu ndikojnë në rritjen më të shpejt të flokëve.

Mishi i pulës

Pula është e pasur me proteina, dhe proteina na duhet për prodhimin e keratinës – substancë e cila është prezente në flok. Mungesa e proteinës për vetëm 2-3 muaj mund të shpie edhe në rënie të flokëve.

Përveç mishit të pulës, edhe mishrat tjerë (si i gjeldetit dhe lepurit) përmbajnë sasi të mjaftueshme të proteinave.

Vezët

Vezët përmbajnë elemente të domosdoshme për rritjen e flokëve dhe për mirëmbajtjen e tyre, si proteina dhe biotina. Biotina është tejet e rekomandueshme për ndaljen e rënies së flokëve, ndërsa nëse merret përmes ushqimit, ajo është shumë më efektive.

Temat
Shëndet

Të afërta