Samsung nxjerr në shitje Galaxy Note 7 të rinovuar, vjen me çmim shumë më të lirë

Samsung do të ri sjell modelin i cili u tërhoq nga tregu për shkak të problemeve që kishte me bateri.
Koreja do të jetë tregu ku fillimisht Samsung do të nxjerr në shitje modelin e rinovuar të Galaxy Note 7, transmeton Express. Ky version i rinovuar do të quhet Galaxy Note 7R, ku shkronja R qëndron për Rifurbished (rinovuar).

Shitja do të filloj në muajin Qershor dhe çmimi me të cilin do të shitet është 620 dollarë amerikan, që i bie të jetë 200 dollarë më lirë se sa çmimi me të cilin ishte nxjerr në treg fillimisht.

Bateria ne Galaxy Note 7R do të jetë 3,200 mAh, që është 300 mAh më e vogël se sa bateria që ky model kishte fillimisht.

Temat
Teknologji

Të afërta