Çiklistët së shpejti nuk do të kenë nevojë për pompë

Prodhuesi i gomave, Bridgestone, ka zhvilluar një gomë“pa ajër” për biçikleta që është e projektuar ashtu që të mos mund të shpohet.
Sa herë është dashur që të ndalni ngasjen e biçikletës dhe të vazhdoni në këmbë, duke shtyrë biçikletën tuaj deri te mjeshtri i parë?

Nëse kjo gomë revolucionare që Bridgestone ka projektuar gjen përdorim në prodhimin e biçikletave, mundimet e personave rekreativ dhe atyre që përdorin këtë lloj të mjetit si një mjet të përditshëm të transportit, mund të bëhet histori.

Kompani të tilla si Michelin dhe Bridgestone kanë qenë duke punuar në gomat në të cilat, në vend të ajrit, struktura në vetvete është përdorur për amortizim në kontakt me sipërfaqen e rrugës.

Fuqia shtypëse e mjetit në sipërfaqe transferohet në krahët fleksibil nga poliuretani, prandaj goma mund të përshtatet në terren jo të rafshët dhe gunga në rrugë duke e bërë atë veçanërisht të përshtatshme për keso lloj rrugësh.

Ky lloj i gomave tani përdoret kryesisht vetëm në automjetet që janë duke lëvizur me shpejtësi të ulët, sepse në shpejtesi të mëdha gomat “pa ajër” janë shumë të zhurmshme për shkak të vibrimit që ato krijojnë.

Deri më tani, prototipet e këtij lloji të gomës janë përdorur kryesisht në disa automjete ushtarake, kositëset e barit, traktorët e vegjël, si dhe automjetet që përdoren në industrinë e ndërtimit ose për fusha golfi.

Bridgestone shpreson se gomat e tyre “pa ajër” mund të gjenden në prodhimet e biçikletave deri në fund të vitit 2019.

Temat
SportTeknologji

Të afërta