Zbulohet një mineral i ri në meteorë

Identifikohet një mineral i ri në meteorët më antikë të Sistemit Diellor. Quhet rubinit, në nder të pionerit të kimisë kozmike, Alan Rubin dhe është njohur zyrtarisht nga Shoqata Minerare Ndërkombëtare. Ky mineral është zbuluar në dy meteorë që kanë rënë në Itali dhe Meksikë.

Minerali, i përshkruar në revistën shkencore “Mineralogical Magazine”, përmban sasi të larta titani dhe është individualizuar njëkohësisht nga Chi Ma, i “California Institute of Technology” (Caltech) dhe Takashi Yoshizaki, nga universiteti i Tohoku.

Këta meteorë janë të partë trupa qiellorë që janë formuar në renë e gazit dhe pluhurit që rrethonte Diellin menjëherë pas lindjes së tij. Kanë lindur rreth 4,5 miliardë vite më parë, për këtë arsye studimi i këtyre mineraleve është shumë i rëndësishëm, sepse mund të ndihmojë të kuptohet se si ka lindur Sistemi Diellor.

Temat
Fun

Të afërta