Miss Bumbum “shokon” Ronaldon (Foto)

Erika Canela pohon se futbollisti i famshëm e thirri që të shkojë tek ai, por pasi që u vonua Ronaldo “ndryshoi pllakën”.

Manekinia kontroverse serish ka çuar pluhur dhe atë për shkak të mesazheve për të cilat pohon se ia ka dërguar Cristiano Ronaldo.

Miss Bumbum pohon se futbollisti portugez përmes mesazheve në Whatssapp e ka thirrur për një lidhje në shtëpinë e tij.

“Ma dërgoi porosinë për të më thënë se një natë më herët kishte fjetur derisa po i shkruanim njëri-tjetrit. Më pyeti nëse dëshiroj ta shoh shtëpinë e tij”, ka sqaruar Erika.

Ajo ka zbuluar se Ronaldo ka dërguar një veturë për ta marrë atë, por pasi kishte probleme me telefonin ajo u vonua.

“Më vonë më priti në veturë para hotelit dhe pasi isha vonuar, ai ishte shumë i hidhëruar. Hyra në auto dhe biseduam pak, por ai ishte shumë i paedukatë dhe kjo mua nuk më pëlqeu. Më tha se ka shumë pak kohë, pasi që ka shumë obligime”, ka thënë manekinia.

“I thashë se nuk jam vajzë për 15 minuta ose gjysmë ore dhe shkova në hotel. Desha të dilja me të, por ai mua më shikonte si objekt”, ka shtuar Erika, transmeton “Mirror”.

Çfarë do të thotë për gjithë këtë Ronaldo, por edhe dashnorja e tij Georgina Rodriguez? Nëse e gjithë kjo është e vërtetë, për bukuroshen 21-vjeçare, e cila futbollistin po e përkrah me muaj, me siguri se nuk do të jetë e lehtë.

Temat
Showbiz

Të afërta