“Ta vëmë bombën aty ku ka pabesimtarë, do të shkojmë në parajsë” – biseda e kosovarëve në Itali

Tre kosovarët, Fisnik Bekaj, Dakë Haziraj dhe Arjan Babaj të dyshuar se janë përkrahës të ISIS-it, u arrestuan gjatë natës në Venecia, pasi kishin planifikuar të kryenin sulm terrorist në urën Rialdo. Ndër të arrestuarit është edhe një minor – identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Policia italiane ka zbuluar bisedën e tyre, pasi sipas policisë, ata ishin në përcjellje dhe bisedat u kontrolloheshin. Të njëjtit, kishin biseduar në rrjetet sociale për organizimin e sulmit terrorist, ku e kishin në plan ta hidhnin në erë urën në Venecia, Rialdo, transmeton Gazeta Express.

Njëri nga të arrestuarit – me shtetësi nga Kosova, kishte thënë “ta vëmë bombën në vendin ku janë të pabesimtarët, do të shkojmë drejtë e në parajsë”.

Të dyshuarit po mbahen në arrestim derisa për ta po thuhet se u frymëzuan nga sulmi i fundit që ndodhi më 22 mars në Londër

Temat
BotëLajme

Të afërta