Sondazh(mania) fëmijërore, “made in Kosova”!

Shkruan: Fadil Maloku, sociolog

Sondazhet “made in Kosova”, janë duke tentuar të përdorën si mjet propagande dhe si formë presioni, në adresa të gabuara, nga ana e disa partive politike. Themi kështu, ngase, sondazhet e fundit…nuk po lënë përshtypje se po bëhen për qëllime animimi dhe senzibilizimi për ofertat e tyre! Pastaj, sondazhet e tilla, çka është më interesant, nuk i dedikohen ekektoratit të vetë, apo publikut të gjerë, por, subjekteve tjera kunkurruese, duke dashur kështu përmes “alibisë” makiaveliste të sondazhomanisë të demonstrojnë “rritjen” e tyre enorme!

Duke harruar kështu, që të njejtit elektorat (publik) nuk i bëjnë aq shumë përshtypje “kauzat” e zbehta të; asociacionit, e demarkacionit, por, kauzat; sociale të nepërkëmbjes së dinjitetit, papunësisë, korrupsionit, e sidomos varfërisë së pahetueshme! Që është një gabim i QËLLIMSHËM dhe i PËRSËRITSHËM;

I qëllimshëm, sepse mesazhi i këtyre sondazheve të porositura partiake të punuara tejet jo profesionalisht (paramendone sondazh me 1600€!), e tejet jo shkencorisht (nuk përfillen kriteret elementare shkencore) po shihet që nuk kanë për qëllim detektimin dhe skanimin e problemeve reale, pra, problemeve boshtë të kësaj shoqërie…!

I përsëritshëm, ngase, këto sondazhe aludohet apo synojnë kinse ta “demoralizojnë” subjektin kundërshtar, ndërkaq, me gjitha këto të meta arrijnë kundërefekte! Sepse, duke dërguar mesazhe bllofi tek kundërshtarët e vetë ideologjik, apo politik, vetëm sa e rimobilizon atë! Duken shumê fëmijërore puna e tyre intencave…

Sondazhet e mirëfillëta sociologjike, partitë serioze politike nuk ia “reklamojnë” as kundërshtarëve të vetë politikë – përkatësisht ideologjik, e as elektoratit, përkatësisht publikut të gjerë, por, e bëjnë për konsum të btendshëm partiak. Janë shumë arsye, se përse veprohet kështu;

Nuk dëshirojnë të zbulojnë fare as potencën, e as fuqinë e ndikimit real në publik, shkaku i mistifikimit dhe konzervimit të kësaj fuqie e ndikimi…

Dëshirojnë që vetëm ata ta posedojnë “fotografimin” e gjendjes reale, në mënyrë qē saktësisht strategët partiak të din të ndërmarrin hapat preventiv…

Por, edhe shkaku se sondazhet (sado profesionale dhe shkencore) janë vetëm një “selfie” momentale e disponimit të publikut, për një proces, dukuri apo fenomen social, politik, ekonomik, etj. e jo një përgjigje e sigurt për rejtingun e një subjekti politik.

Temat
Opinione

Të afërta