Aksident me autobus në Teksas, 13 të vdekur

13 nga 14 personat që ndodheshin në një autobus në Teksas të Shteteve të Bashkuara kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor.
Pasagjerët, të gjithë anëtarë të një kishe baptiste po ktheheshin nga një aktivitet ku po ndiqnin leksione të Biblës.

I vetmi që ka shpëtuar është shoferi i autobusit, ndërkohë të gjithë viktimat ishin në moshë madhore, por nuk janë publikuar detaje.

Aksidenti ndodhi si pasojë e përplasjes fatale të autobusit të kishës me një kamion, por detaje të dinamikës se ngjarjes do të publikohen pas hetimit që ka nisur.

Deri tani, ekspertët mendojnë se vjetërsia e autobusit mund të jetë një nga shkaqet që ka çuar në daljen e mjetit jashtë kontrollit./

Temat
BotëLajme

Të afërta