Vucic, si në “bahçe të babes”!

Shkruan: Fadil Maloku, sociolog

Kryeministri serb, Vućić, do të vijë dhe do të hyj siç ka hyrë edhe herëve të tjera, jo vetëm, po edhe me ministrat edhe i gjithë estabilishmentin politikë të Qeverisë së Serbisë.

Ata vinë jo me qëllim që të zbatojnë diçka të re, por që të mbajnë në frustrim e presion të mëtutjeshëm, krejt estabilishmentin politik, pra Listën Srpska e cila në fakt është një ekzekutore e politikës së Beogradit në Kosovë.

Tashmë “hyrje-daljet” e Bogradit në Kosovë, janë bërë aq të rëndomta saqë nuk zgjojnë më ndonjë përshtypje të posaçme, në publik!

Qeveria e Kosovës, “kushtet” parashtruara i përdorë vetëm për kondom dhe konsum të brendshëm…!

Dhe natyrisht, gjithë ky blof “kërcnues” ndajë Serbisë nuk ka ndonjë efekt strategjik, përpos porosisë së: zgjedhjeve të parakohshme!

Temat
Opinione

Të afërta