Si spiunoheshin filmat porno gjatë komunizmit (Foto +18)

Zor se ka një regjim që ia ka dalë të ndalojë plotësisht pornografinë.
Në Gjermaninë komuniste, qytetarët kishin një raport krejt normal me nudizmin, siç e kemi treguar në disa shkrime.

Por jo vetëm kaq, në Gjermaninë Lindore realizoheshin edhe shumë filma porno.

Një dokumentar i ri i MDR në Gjermani synon të sjellë detaje nga historia e filmave porno në Gjermaninë Lindore.

Mes të intervistuarve janë edhe producentët Lutz Rentner dhe Frank Otto Sperlich, që kanë xhiruar disa filma porno në bodrume apo në kopshtet e shtëpive.

Kur shërbimi sekret, Stasi e pikasi diçka të tillë, u vu pas tyre.

Shefi i Stasi-t, Erich Mielke, urdhëroi nisjen e një aksioni të madh.

Por rezultoi një flluskë.

Në vitin 1983, agjentët e Stasi-t zbuluan një rrjet pornografie me mbi 2 mijë anëtarë në ish-qytetin Karl Marks.

Megjithatë nuk pati asnjë ndjekje penale pasi në listë ishin edhe shumë ‘shokë’ të respektuar të partisë./Bild

Temat
Fun

Të afërta