Pse të gjithë duan të jetojnë në Zvicër?

A e keni pyetur ndonjëherë veten se, pse të gjithë njerëzit (e sidomos shqiptarët 😝) rreth e qark botës, vdesin të bëjnë jetë në Zvicër ose të paktën t’a vizitojnë atë njëherë. Se pse ndodh kjo gjë, tani do rendisim arsyet e lindjes së kësaj simpatie të pashtershme për atë vend. Fillojmë! 👊

Zvicra është njëra nga vendet më të mira për të lindur, jetuar dhe për të qenë i lumtur – duke u bazuar në përputhje me reportet globale të rangut të lartë.

Gjithashtu, Zvicra në vitin 2015 është zgjedhur vendi më i lumtur në botë, dhe e dyta në vitin 2016 (pas Danimarkës) nga gjithësej 156 shtete.
Njerëzit në Zvicër, janë personat me jetëgjatësinë më të madhe në gjithë botën (pas Japonisë) – me një mesatare jetëgjatësie të meshkujve deri në 81 vite dhe një mesatare prej 85 vitesh për femrat, duke u bazuar në statistikat e OBSH-së (Organizatës Botërore të Shëndetësisë).

Zvicra është njëra nga shtetet me statistikat më të ulta për krim prej vendeve të industrializuara – në vitin 2015, është vlerësuar se ekzistojnë 0.5 vrasës për 100,000 njerëz, pra 10 herë më pak se në statistikat e SHBA-ve në vitin 2014 (ku ata kishin rreth 5 vrasës në 100,000 banorë).

Në zvicër, qytetarët mund të sfidojnë çfarëdo ligji të miratuar nga Parlamenti – është provuar se ata mund t’i mbledhin rreth 50,000 nënshkrime brenda 100 ditësh, kundër ndonjë ligji të caktuar, që ka ngjallur pakënaqësi tek qytetarët. Dhe në qoftë se peticioni rezulton i suksesshëm, mbahet një votim kombëtar, në të cilin vendos shumica se a do pranojë apo refuzojë ligjin në fjalë.

Zvicra konsumon më shumë çokollatë se çdo komb tjetër në gjithë botën – ata thejnë rekord, duke ngrënë rreth 11kg në vit për person (hata fare😂).

Temat
Fun

Të afërta