General Motors paralajmëron model të ri

General Motors gjeneratën e re të Chevrolet Volt e ka promovuar në vitin 2015 në panairin e veturave NAIAS, Detroit, ndërsa muajin e ardhshëm në panairin e Shanghait do të prezantojë versionin për Kinë.
Në Kinë, ky version i ri i gjatë 4.5 metra do të mbajë logon Buick dhe emrin Velite 5, transmeton Koha.net.

Buick Velite 5 do të vijë në kombinim me motor benzinë 1.5-litër me kapacitet prej 101 kuajfuqi dhe atë elektrik si dhe baterinë prej litium-jon (18.4 kWh). Ky version i ri vetëm me motor elektrik mund të kalojë deri në 100 kilometra, ndërsa autonomia e tij në total është rreth 750 km.

Versioni i ri Buick Velite 5 do të prodhohet në Kinë në Shanghai-GM.

Temat
Teknologji

Të afërta