Dëshironi të hani shumë dhe prapë të keni linja trupore fantastike? Kjo është mënyra për të arritur qëllimin…

Mbajtja e linjës së trupit është bërë një prioritet për çdokënd, por mënyra e të arriturit deri te një trup i shëndoshë dhe fit është paksa e vështirë.
Ne do t’ju tregojmë sekretin për të arritur këtë, pa pasur nevojë që të mbani dieta të lodhshme.

Për këtë recetë do ju nevojiten :

1 limon

1 trangull

2 qese çaj kamomilë

Pak xhenxhefil

1 litër e gjysëm ujë

Në një enë të thellë të mbushur me një litër e gjysëm ujë hidhni limonin, trangullin, xhenxhefilin; të gjitha të prera si sallatë, së bashku me 2 qese kamomilë. I lini në temperaturë mesatare të vlojnë për 15 min.

Largoni qeset e kamomilës, copat e grira të limonit, trangullit dhe xhenxhefilit dhe e lini të ftohet.

Pas ftohjes lëngu është gati për t’u pirë.

Preferohen dy gota në ditë: një në mëngjes dhe një në mbrëmje.

Temat
Shëndet

Të afërta