Aksidentoi për vdekje 61-vjeçarin në Rinas, arrestohet shoferi

Është arrestuar nga policia e Tiranës, drejtuesi i mjetit që aksidentoi për vdekje ditën e djeshme një 61-vjeçar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:30, në rrugën Kashar-Rinas, ku 31-vjeçari me iniciale K.B duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar këmbësorin R. T., 61 vjeç, banuese në Tiranë.

61-vjeçari, si pasojë e goditjes së fortë, gjeti vdekjen e menjëhershme.

Temat
LajmeRajon

Të afërta