Vuçiq anulon viziton në Kosovë: Nuk marrë urdhra nga Prishtina

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vucic, ka anuluar vizitën në Kosovë. Thotë se nuk pranon kushtet e vendosura nga Qeveria në Prishtinë.

“Nuk vjen në konsiderim ky presion dhe cirku çfarë ka bërë Prishtina”, ka thënë Vuçiq për televizionin publik të Serbisë.

Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim që vizita e Vuçiqit në Leposaviq të zgjasë vetëm tri orë dhe ai të mos shoqërohet nga ministri i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviq, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq.

Këtyre të fundit edhe më parë nuk u ishte lejuar vizita në Kosovë.

Temat
LajmeRajonVend

Të afërta