Po protestonte kundër prerjes së drunjëve, digjet e gjallë 20 vjeçarja

Një grua në të 20’at është djegur e gjallë nga një grup fshatarësh në veri të Indisë pasi ka protestuar kundër prerjes së druve në fermën e familjes së saj.
Femra, e identifikuar në mediat lokale si ‘Lalita’ raportohet se i ishte hedhur benzinë dhe ishte djegur nga një grup burrash. Ajo kishte ndërruar jetë në spital pasi nuk u kishte rezistuar lëndimeve.

“Motra ime po protestonte…ata i hodhën benzinë dhe e dogjën”, ka treguar vëllai i saj për sulmin në fshatin Hariyadhana, në distriktin Rajasthan.

Temat
BotëLajme

Të afërta