Gili i ka shoqe më të mirat! Ja kush janë ato (Foto)

Gili Berani prishtinasja, e cila po thuajse është e dashur nga e gjithë estrada, shkruan Kosovarja.

Ajo ka shoqëri të madhe dhe të mirë pothuajse me të gjitha këngëtaret. Edhe pse nuk ka duete me femra këngëtare, Gili shoqërohet me to dhe kalon shumë mirë, të paktën këtë përshtypje na e len kur hedh foto në profilin e saj në instagram, shkruan Kosovarja. Kemi pas rast ta shohim Gilin me shumë këngëtare, madje ajo çdo herë ka shfaq dashuri e mirësi për koleget e saj.

Por në foton e fundit që ajo e ka nda me ndjekësit e saj në instagram, shihet se vërtetë është në shoqëri të këngëtareve më të mira të estradës, e me të janë: Shkurte Fejza, Miranda Hashani, Lori, Gresa Behluli dhe Vjollca Luka. Kjo foto është shkëputur si kujtim nga përvjetori i 30 i karrierës së këngëtares së njohur nga Maqedonia, Miranda Hashanit, ku ajo i ka ftuar të gjithë emrat më eminent të muzikës shqipe, që ta festojnë këtë përvjetor të saj së bashku.

Temat
Showbiz

Të afërta