DailyMail: Cila kryeministre i ka këmbët më seksi? (Foto)

Ballina e tabloidit britanik Daily Mail në të cilën bashkë me titullin “Lëreni Brexit’in, kush ka fituar në legs’it”, janë paraqitur kryeministret e Britanisë së Madhe dhe të Skocisë, Theresa May dhe Nicola Sturgeon me fokus në këmbët e tyre, ka shkaktuar tërbim të publikut, shkruajnë mediat botërore
Ballina e tabloidit britanik me fotografi të May dhe Strugeon, me pyetje se cila i ka këmbët më të mira është dënuar si seksizëm “kretenesk”, pretendon BBC, përcjellë gazetametro.net.

Për shkak të fotografisë të dy lidereve janë publikuar në edicionin e sotëm të Daily Mail, afër të cilës është titulli i cili spekulon se cila nga ato ka fituar në garën “Legsit”, me çka aludohet në Brexit, kanë protestuar disa politikanë dhe lexues, ka theksuar agjencia AP.

Guardian shkruan se publiku menjëherë e ka kritikuar ballinën e Daily Mail, e cila së pari u paraqit në rrjetin social Twitter të hënën mbrëma.

May dhe Strugeon janë takuar të martën për herë të parë prejse kryeministrja skoceze kërkoi referendum të ri për pavarësi, duke thënë se Britania e Madhe e tërheqë Skocinë nga BE kundër dëshirës së saj.

Shumica e qytetarëve në Skocia kanë përkrahur mbetjen në BE, por ata janë mbivotuar nga shumica në Angli e cila dëshiron dalje nga BE.

Temat
Fun

Të afërta