Astronauti trondit NASA-n: UFO-t nuk e kanë vizituar Tokën, për këtë arsye

I kaloi 60 ditë në hapësirë, nga të cilat 10 ore dhe 26 minuta në Hënë dhe në orbitën e Tokës. Alan Bean sot është 85 vjeç, ndërsa në vitin 1969 ishte astronaut në misionin e dytë në Hënë njeriu i katërt që eci në sipërfaqe të saj.

Alan Bean ishte një nga tre astronautët në Apollo 12 që niset më 14 nëntor 1969 dhe dhjetë ditë më vonë arrin në Hënë. Bean thotë se kurrë nuk ka i dëgjuar astronautët tek thonë se dëshirojnë të shkojnë në Hënë për ta parë Tokën.

“Donim ta shihnim Hënën nga afër, por megjithatë pamja më e mirë ishte shtëpia jonë bardhë-e-katër që sillej rreth Diellit”, ka thënë ai.

Bean ka teori interesante për jashtëtokësorët.

“Nuk besoj se dikush nga gjithësia ka vizituar Tokën”, thotë ai për News.com.au.

“Një nga arsyet se pse nuk besoj se ata ishin këtu është se qytetërimet shumë më të avancuara janë edhe më altruiste e më miqësore – si Toka që është më e mirë seç ishte. Ndaj, nëse do të vinin do të thoshin: ‘Vijmë në paqe. E dimë që keni kancer që vret njerëzit. Meqë ne e kemi zgjidhur këtë problem para 50 vitesh, ky është aparati që e vendosim në gishtat e pacientëve e që menjëherë i shëron’”!

Sipas tij, ne këtë do ta bënim pas mijëra vitesh kur do të mund të shkojmë te yjet tjera. Ndaj, është i sigurt se nuk jemi të vetmit në gjithësi.

“Janë miliarda yje, e ato yje kanë planete përreth. Në atë numër të madh yjesh duhet të ketë planeteë ku jetohet”, thotë ai. “Disa duken si jeta në Tokë para 100 mijë vitesh, disa në nivelin tonë, disa para nesh, e disa 10 mijë vite para në ardhmëri”

Temat
Fun

Të afërta