Zemra po krijohet edhe nga gjethet e spinaqit

Në një të ardhme zemra mund të jetë e ndërtuar nga gjethet e spinaqit.

Edhepse e pabesueshme përmes disa teknikave, shkencëtarët amerikanë thonë se këto gjethe mund të luajnë rolin e indeve të zemrës, transmeton Klan Kosova.

Tentime për ndërtimin e rrjetave të ndërlikuara të ngjashme me ato të zemres kishte pasur edhe me printer 3D, mirëpo kishin qenë të pasuksesshme.

Tani përmes kësaj teknike do të mund të rriten shtresa të muskulit e të trajtohen njerëzit që kanë vuajtur nga sulme të këtij organi vital.

Hulumtimet deri më tani sipas tyre janë shumë të suksesshme.

Sipas këtyre shkencëtarëve të institutit “Worchester Polythechnic” në Masaqusets të Shteteve të Bashkuara, duhet filluar të studiohen edhe më shumë ngjashmëritë mes kafshëve e bimëve.

Temat
Shëndet

Të afërta