Vucic nuk lejohet të vijë në Kosovë me këta dy ministra

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic ka kërkuar që ta vizitojë për disa orë Leposaviqin të mërkurën e kësaj jave.

Në kërkesën drejtuar Qeverisë së Kosovës, Vucic ka kërkuar leje që së bashku me të në Kosovë të vijnë edhe Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanovic dhe ai i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjevic. Këtyre të fundit më parë iu ishte ndaluar hyrja në Kosovë.
Ky është edhe kushti që ka vënë Qeveria e Kosovës për aprovimin e kësaj vizite.

RTK2 raporton se Prishtina zyrtare ka kërkuar që në delegacion të mos jenë ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanovic dhe ai i mbrojtjes, Zoran Gjorgjevic të cilëve edhe më herët iu ishte ndaluar hyrja në shtetin e Kosovës.

Institucionet kosovare kërkesën e Vucicit e kanë marrë javën e kaluar, derisa në disa nga rastet e fundit Qeveria e Kosovës ka refuzuar vizitat e zyrtarëve të Qeverisë serbe, duke ua ndalur atyre hyrjen në territorin e Kosovës.

Temat
LajmeRajonVend

Të afërta