Vjen një ndryshim i ri në Facebook Messenger

Një ditë e re, një veçori e re në Facebook Messenger.
Veçoria më e re në Messenger është ajo për ‘shpërndarjen e lokacionit’ e quajtur “live location” e cila ju lejon që ta shpërndani vendndodhjen tuaj në kohë reale brenda chatit për një orë.

Përderisa Messenger ka kohë që ka përfshirë shpërndarjen e vendndodhjes, veçoria më herët lejonte vetëm që ta shpërndanit një pikë statike në hartë, transmeton Gazeta Express.

Tani, me “live location”, mund ta mbani të aktivizuar shpërndarjen e vendndodhjes kështu që miqtë tuaj mund ta shohin në kohë reale se ku jeni.

Temat
Teknologji

Të afërta