Shefja e BE’së mirëpret kthimin e Listës Serbe në institucione (Video)

Shefja e Bashkimit Europian në Kosovë Natalia Apostolova thotë se Kosova është në rrugën e duhur të integrimeve.

Ajo ka kërkuar përmirësimin e situatë politike në mënyrë që të zhvillohet ekonomia. Ajo ka mirëpritur kthimin e Listës Serbe në institucione.

“Sot edhe Lista Serbe ka vendos që t’i kthehet punës në Kuvend. Është një hap inkurajues për shkak se çdo parti politike do të marrë përsipër qoftë në koalicion qeverisës qoftë në opozitë për shkak se rruga europiane kërkon zhvillim ekonomik dhe të gjitha këto sfera të jetës që duhet të zhvillohen në Kosovë janë një përpjekje e përbashkët dhe secili duhet të mbajë përgjegjësi”, tha Apostolova.

Apostolova by GazetaExpresscom

Temat
LajmeVend

Të afërta