Putin: Bashkëpunimi me Serbinë do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, i konsideruar edhe si favoriti kryesor për fitimin e zgjedhjeve presidenciale në vendin ballkanik, u takua sot me presidentin rus, Vladimir Putin.
”Nuk ka dyshim se marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve do të vazhdojnë edhe pas zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Serbi”, tha Putin pas takimit me dyer të mbyllura me kryeministrin Vuçiç.

”Organizimi i këtyre zgjedhjeve besoj se do të jetë i shkëlqyer”, shtoi ai.

”Pavarësisht se si një situatë politike zhvillohet, nuk ka dyshim se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë pozitivisht”, theksoi Putin, përcjell Atsh.

Presidenti rus njoftoi se ai dhe Vuçiç do të diskutonin edhe për situatën në rajon.

Temat
BotëLajmeRajon

Të afërta