Mësojeni dallimin ndërmjet dritave Halogen, Xenon dhe LED tek veturat [VIDEO]

Veturat e reja pjesë të opsioneve tani kanë edhe llojin e dritave që dëshironi ta keni, por cili është dallimi ndërmjet këtyre llojeve të dritave?

Në videon e mëposhtme mund të shihni dallimin ndërmjet dritave Halogen, Xenon dhe LED tek vetura Porsche 911. Dritat më të dobëta dhe më bazike janë ato Halogen ku në krahasim me ato Xenon vërehet dallim i madh në ndriçim, transmeton Express. Por dritat Xenon janë më të mëdha se dritat e zakonshme Halogen dhe janë të mbushura me gaz.

Për dallim nga dritat Xenon, ato LED janë më të vogla, ndriçojnë më mirë, shpenzojnë më pak energji, përdorin dioda në vend të mbushjeve me gaz si dhe janë më jetëgjate se dritat Xenon dhe ato Halogen.

Temat
Teknologji

Të afërta