Këto janë trajtimet estetike që lejohen gjatë periudhës së shtatzënisë

Sigurisht që në shtatzani nuk janë të ndaluara të gjitha trajtimet estetike, pra ju nuk keni pse të hiqni dorë nga kujdesi për veten. Megjithatë duhet të tregoni kujdes për të zgjedhur trajtimet e duhura estetike. Sipas departamentit të gjinekologjisë dhe obstertikës së “Children Hospital do Montefiore e Albert Einstein College of Medicine” në New York, gruaja shtatzanë duhet të ketë parasysh disa këshilla në lidhje me trajtimet estetike.

Manikyri dhe pedikyri
Mund të kryeni këto shërbime, mjafton që mjetet të jenë sterile. Nuk duhet të prisni kutikulat pasi mund të krijohen infeksione. Mund të vendosni xhel në thonjtë tuaj, mjafton që të uleni në një vend të ajrosur mirë.

Trajtime anti-celulit
Ju mund të kryeni masazhe anti-celulit por pa përdorur aparatura. Gjithashtu masazhet nuk duhet të aplikohen në zonën e barkut. Ju duhet të evitoni proçedurat që zhvillohen nëpërmjet temperaturave të larta si edhe scrubet deoksiduese pasi depërtojnë në qarkullimin e gjakut. Nuk duhet të përdorni vajrat esencialë si: ai i trëndafilit, kamomilit të cilët mund të përdoren në trimestret e dytë dhe tretë. Evitoni përgjatë 9 muajve përdorimim e vajrave të mentes, rozmarinës, sherebelës, pasi mund të shkaktojnë kontraksione uterine.

Solari
Absolutisht e ndaluar të bëni solar gjatë shtatzanisë. Evitoni gjithashtu edhe trajtimet me lazer apo dritë pulsuese, si edhe depilimet me dyllë të nxehtë të cilat mund të shkaktojnë çarje të kapilarëve. Depilimi duhet të bëhet me produkte të ftohta. Evitoni banjot e nxhehtra si edhe saunat. Mund të hyni në vaskë me hidromazh, mjafton që rryma të mos jetë e drejtuar nga barku. Burimi: pernenat.al

Temat
Shëndet

Të afërta