Kështu mund t’i shihni të gjitha fotot që miqtë tuaj i kanë pëlqyer në Facebook

Ekziston një mënyrë e thjeshtë për t’i parë të gjitha fotot që i keni pëlqyer në Facebook, gjithashtu edhe fotografitë që miqtë dhe familjarët tuaj i kanë pëlqyer gjithashtu.

T’i shihni të gjitha fotot që i keni pëlqyer është lehtë, e gjitha çfarë duhet të bëni është të shkoni në shiritin e veglave në faqen e profilit tuaj në Facebook dhe të kërkoni: “Photos liked by me”.

Nëse dëshironi t’i shihni të gjitha fotografitë që miqtë tuaj i kanë pëlqyer, atëherë shkruajeni “Photos liked by…” ndjekur nga emri i personit që dëshironi, transmeton Gazeta Express.

Gjithashtu, ju mund t’i filtroni fotot sipas vitit, vendit dhe nga kush ishin postuar. Kjo vegël ju mundëson që t’i shikoni të gjitha fotografitë që i keni pëlqyer, prej kur jeni regjistruar në rrjetin social.

Temat
Teknologji

Të afërta