Besa “kokëfortë” në dashuri, kokëfortë në vlera artistike (Video)

Besa Kokëdhima ndryshe dhe më artistike së kurrë
Kështu se paku tingëllon kënga e saj më e re me titull pak të çuditshëm, “Kokëfortë”.

Kënga dhe teksti që Besa ka sjell sot është aq artistike saqë është edhe një abc për të gjitha ato këngëtare që dëshirojnë të bëjnë këngë të këtilla.

Duke filluar nga teksti i këngës dhe mandej nga orkestrimi Besa vjen shumë origjinale në këtë këngë.

“Kokëfortë” është një këngë ku i këndohet dashurisë në një tonalitet të lartë, ku ndonjëherë edhe pse jemi të dashuruar në një person, prapë dimë të jemi “kokëfortw” dhe të ndahemi nga ajo, shkruan GazetaExpress

Kënga është kompozuar nga Flori Mumajesi, i cili ka shkruar edhe tekstin e kësaj kënge.

Për këngën Besa ka falënderuar edhe Kledi Bahitin.

Përndryshe, edhe videoklipi i këngës është bërë në mënyrë shumë më stil dhe ndryshe prej këngëtarëve të skenës sonë.

Besa jo vetëm me këtë këngë por edhe me këngët e tjera konsiderohet si njëra prej këngëtarëve që nuk e tradhëton vlerën artistike pa asnjë çmim që i ofrohet.

Temat
Showbiz

Të afërta