Ambasadori Delawie viziton komunitetin protestant në Gjakovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Greg Delawie ka vizituar sot komunitetin Protestant Ungjillor të Gjakovës.
Delegacioni amerikan janë pritur nga pastorët Nikë Krasniqi dhe Jeton Sokoli si dhe misionarja Jacqueline Meihsner.

Fillimisht nikoqirët i treguan ambasadorit Delawie objektin kishtar në Gjakovë i cili ishte ndërtuar me ndihmën vetanake të kishës protestante.

Më pas pastorët i njoftuan mysafirët me shtrirjen dhe organizimin e komunitetit protestant në komunën e Gjakovës dhe bashkëpunimin e mirë që kanë me bashkësitë tjera fetare në këtë komunë.

Pastorët i shprehën ambasadorit shpresën e tyre që çështja e varrezave për komunitetin Protestant në këtë komunë të shoh dritën. Ata gjithashtu u shprehën optimist që udhëheqja komunale të veprojë në mënyrë jo diskriminuese edhe sa i përket urimeve për festa dhe trajtimit të barabartë me rastin e përfshirjes së përfaqësuesve tonë në jetën e Komunës. “Mbesim me shpresë që barazia të reflektohet edhe në dokumentet zyrtare të kësaj komune siç janë faqja zyrtare dhe shenjat e qytetit që të tregojnë kah kishat tona”, nënvizuan pastorët.

Në fund të vizitës nikoqirët i falënderuan mysafirët për interesimin e tyre dhe angazhimin e vazhdueshëm të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë në funksion të respektimit të lirisë fetare në vendin tonë!

Temat
BotëLajmeVend

Të afërta