5 sinjalet që ju ‘dërgon’ gjoksi dhe lidhja e tyre me shëndetin

Të gjitha sinjalet që ju dërgon trupi, lidhen ngushtë me shëndetin tuaj ndaj gjëja e fundit që duhet të bëni është t’i neglizhoni. Nëse mendoni se dhimbja e gjoksit lidhet vetëm me periudhën e menstruacioneve e keni gabim. Lexoni më poshtë të gjitha kuptimet që fshihen pas sinjaleve që ju dërgon gjoksi.

1. Ju jeni shtatzënë
Dhimbja e gjoksit e më pas rritja e dukshme e tij po ju paralajmëron se trupi juaj po përgatitet për një shtatzëni.

2. Jeni duke humbur ose fituar peshë
Kur ju jeni duke humbur (ose duke fituar) peshë, gjoksi juaj është shpesh zona e parë që u përgjigjet ndryshimeve.

3. Jeni duke ngrënë shumë kripë
Ndjeni dhimbje dhe fryrje të gjoksit dhe nuk jeni në cikël? Kjo do të thotë që po e teproni me kripën

4. Jeni duke pirë shumë kafe
Sipas një studimi 61% e grave që që kanë reduktuar sasinë e marrjes së kafeinës, kane më pak dhimbje të gjoksit gjatë periodave.
Kafeina shkakton zgjerim të enëve të gjakut, duke shkaktuar ndjesinë e fryrjes dhe dhimbjes.

5. Trupi juaj ka nevojë për hekur
Kjo lidhje vjen nga fakti se hekuri është thelbësor për gjendren e tiroideve, një gjëndër në formën e fluturës në qafën tuaj që prodhon hormonet që kontrollojnë rritjen dhe metabolizmin e trupit tuaj. Në vitin 2004, studiuesit gjetën se shtesat e Jodit në dietë ulin ndjeshëm dhimbjet e gjirit. Dhimbjet e vazhdueshme do të thonë që trupi juaj ka nevojë për hekur.

Temat
Shëndet

Të afërta