Vazhdojnë të tallen me Shpend Ahmetin – krijojnë një jaht me emrin e tij (Foto)

Përdoruesit e rrjeteve sociale po vazhdojnë të tallen me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, pasi ai u fotografua në Budvë një ditë më parë, teksa po pushonte në një jaht luksoz, që raportohet të jetë në pronësi të biznesmenit Blerim Devolli.

Në Facebook dhe rrjetet e tjera sociale tash ka nisur të qarkullojë një fotografi e modifikuar e një jahti, me mbishkrimin ‘J-a-H-m-e-T-I”.

Shpend Ahmeti u përfshi në skandalin me jahtin pasi gazetametro publikoi e para fotot e tij në bregdeti malazez.

Ahmeti përfshiu edhe fëmijët e tij në këtë skandal, duke publikuar foto, me të cilat mohon se ka shëtitur me jahte në Budvë.

Sidoqoftë, jahti në të cilin është fotografuar Ahmeti është i kompanisë Devolli, e cila ka mbështetur Vetëvendosjen dhe ka lidhje kontraktuale me deputetin Fisnik Ismajli.

Temat
LajmeVend

Të afërta