Si të përballoni një shtatzëni në pranverë, ja çfarë duhet të dinë nënat e reja

Ndryshimi i stinëve mund të shkaktojë tek gruaja edhe ndryshim të gjendjes emocionale, ku zakonisht karakterizohet për një ngritje humori. Por si e ndryshon fizikun e gruas shtatzanë?
Një ritëm i ri

Gruaja duhet të përshtatet me një ritëm të ri edhe pak ditë na ndajnë nga ndryshimi i orës dhe kjo gjë mund të shkaktojë tek ajo ndjesi lodhje. Asaj i duhet të përshtatet me ndryshimet klimaterike gjithashtu. Mund të ndiejë më tepër vapë dhe për pasojë të djersijë më shumë, pa harruar shfaqjen e ndonjë alergjie të stinës.

Disa këshilla për të përballuar ndryshimin e stinës në mënyrën e duhur

• Merrni sa më shumë kripëra minerale të cilat i humbisni gjatë djersitjes, në vaçanti magnez dhe kalium. Frutat dhe perimet janë burimi ideal.

• Evitoni vendet e mbyllura dhe të nxehta. Mund t’ju shkaktojnë ulje të presionit të gjakut dhe për pasojë gjendje të fikti.

• Nëse ju shfaqet alergjia mjeku mund t’ju përshkruajë një sprai nazal që lehtësojnë simptomat. Evitoni zonat që ndodhen alergenët.

• Pushoni më shumë. Nëse në mëngjes do të zgjoheni herët, flini më shpejt në mbrëmje. Nëse gjatë ditës nuk ju vjen gjumi përpiquni të paktën të qetësoheni.

• Hani pak dhe shpesh.

• Pini më shumë lëngje sidomos ujë. Keshilla nga website pernenat.al

Temat
Shëndet

Të afërta