Shpend Ahmetin: Në jahtin luksoz a e more naj kifle

Shpend Ahmeti po vazhdon të kritikohet pse hipi në jahtin luskoz të Devollëve në Mal të Zi. Asamblisti i LDK’së, Flamur Shala e ka pyetur Ahmetin nëse në jahtin luksoz ka marrë edhe ndonjë kifle.

“Shpendi është njeri sikurse të gjithë të tjerët! Jahtet janë për njerëz! Nuk e dimë saktë, a janë jahtet për kryetarin e kryeqytetit dhe për ideologjinë e VV. Me jahte fitohet shumë, thonë! Por, jahtet harxhojnë shumë po ashtu, më shumë se një buxhet i dështuar i kryetarit të Prishtinës. Nuk e dimë mirë a ka marrë kifle me vete!Eh, ideologjia e barazisë, me bartësit më interesantë të saj!!!”, ka shkruar Shala, në Fb.

Shpend Ahmeti u përfshi në skandalin me jahtin pasi gazetametropublikoi e para fotot e tij në bregdeti malazez.

Ahmeti përfshiu edhe fëmijët e tij në këtë skandal, duke publikuar foto, me të cilat mohon se ka shëtitur me jahte në Budvë.

Sidoqoftë, jahti në të cilin është fotografuar Ahmeti është i kompanisë Devolli, e cila ka mbështet Vetëvendosjen dhe ka lidhje kontraktuale me deputetin Fisnik Ismajli

Temat
LajmeVend

Të afërta