Reagon Shpendi më në fund: I përfshinë edhe fëmijët në skandal, nuk e përmend jahtin as Blerim Devollin

Askund në sqarimin e tij nuk ka folur për fotografinë komprometuese. Ai ka provuar që përmes viktimizimit, duke vënë fëmijët dhe gruan në foto, të fitojë simpatinë e qytetarëve.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka përfshirë edhe krejt familjen e tij, përfshirë edhe fëmijën e tij, në skandalin e jahtit ku qëndroi në Budvë të Malit të Zi.

Në reagim, Ahmeti ka thënë se qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë shpjegime lidhur me fotot e publikuara, derisa, ka thënë se në Mal të Zi, ka shkuar në veturën private të tij.

Nuk ka dhënë asnjë detaj se si përfundoi në jahtin e Blerim Devollit në Budvë të Malit të Zi.Vetëm ka sqaruar se ka takuar shumë kosovarë dhe është fotografuar me ta.

“Te fala nga une dhe familja ime ne pak vikende qe kemi bashke. E kuptoj qe jam person publik dhe cdo minute e jetes sime eshte publike dhe e kuptoj qe jam ne percjellje te kundershtareve cdo moment prandaj nuk kane nevoje msheftas me fotografu e me bo storie te paqena. Edhe keto dy-tre dite edhe ne Mal te Zi kam takuar dhjetera kosovarë që më kanë parë, me kanë përshendetur dhe janë fotografuar me mua. P.s. Kam ardh me veturen time, e ne deti/ujera nuk kam shetitur fare, e sonte kthehna.

Shpifjet nuk na ndalin, por per bashkeqytetaret e mi gjithmone kerkoni shpjegime nga une se nuk ka te keqe”, ka shkruar Ahmeti, në reagim, duke publikuar edhe foton me gruan dhe vajzën e tij.

Temat
LajmeRajonVend

Të afërta