Peshëngritësi tërheq vinçin 312 tonësh (VIDEO)

Ky peshëngritës rus i ka shtangur të gjithë me fuqinë dhe bëmën e tij të fundit.
Ivan Savkin ka tërhequr i vetëm një vinç i cili peshon 312 tonë dhe tani planifikon që të lëvizë nga vendi një anije e cila rëndon po aq sa kulla “Eiffel”.

Ai arriti që ta lëvizte vinçin për 1.5 metra. Kjo ndodhi tentativën e dytë, sepse të parën vinçi ngeci.

Peshëngritësi 32 vjeçar më parë ka tërhequr një autobus, një vagon, një tren elektrik, lokomotivë, sistem traktor mbrojtjeje dhe një sërë modelesh tankesh.


Temat
Fun

Të afërta