Pas 250 vjetësh zgjohet vullkani Kambalny (Video)

Vullkani Kambalny në Rusi është zgjuar pas 250 vjetësh dhe shkencëtarët janë habitur.
Teksa shpërthimi mund të përshkruhet si një mrekulli shkencore, vullneti mund të jetë ndërkohë një kërcënim i madh i fshehur.

Pamjet e vullnetit tregojnë retë e hirit që shkojnë në larti prej 7 mijë metrash dhe përveç të mbresëlënëse, edhe pak të frikshme.

“Kjo është një befasi e pastër për ne. Po vazhdojmë monitorimin dhe po analizojmë kërcënimet e mundshme nga të dhënat që vijnë nga magma vullkanike”, tha Olga Girina, shefja e ekipit të studimit për agjencinë ruse të lajmeve TASS.

Hiri mund të mbulojë plotësisht qytetin e Severo-Kurilsk, të vendosur në ishullin e Paramushir.

Ekspertët besojnë se kërcënimi ka kaluar tashmë.

Vullkani Kambalny është 2156 metra i lartë dhe është vendosur në Kamchatka jugore.

Herën e fundit që shpërtheu ishte gjatë mbretërimit të perandoreshës ruse Katerina e Madhe, në vitin 1769.

Gadishulli Kamchatka ka rreth 300 vullkane mbi territorin e saj, me 29 prej tyre aktive.

Temat
BotëLajme

Të afërta