Haki Abazi i drejtohet përsëri Shpend Ahmetit: Jep dorëheqje

Haki Abazi, zyrtar i Rockefeller e ka konkretizuar idenë e tij rreth dorëheqjes së Shpend Ahmetit. Po thotë se Shpend Ahmeti ka gënjyer kur ka thënë se nuk ka qëndruar në jahtin e Devollëve. Abazi ka shkruar se dorëheqja e Ahmetit pas publikimit të fotografive do ta përcaktonte një standard demokratik dhe përgjithësisë ndaj institucionit dhe votës qytetare.

Haki Abazi, deri dje militant i zjarrtë i Shpendi Ahmetit dhe Vetëvendosjes, ka thënë se për punë e jahtit dhe përgjegjësinë institucionale dhe jo partiake.

“Ne momentin e marrjes se përgjegjësisë publike me nuk përfaqësohet interesi partiak por ka përgjegjësi per institucionin qe eshte i te gjitheve pavaresisht se si kane votuar. Asnjë vepër e ndyre e me korruptuar se ajo qe mund te jete “pak e korruptuar” nuk e perjashton pergjegjesine ndaj institucionit”, ka thënë Abazi.

Tutje ai është shprehur se kërkon dorëheqjen e Ahmetit për shkak të mohimit të së vërtetës.

“Kërkojë dorëheqjen e kryetarit te Prishtinës për shkak te mohimit te fakti se ka qene ne jahte dhe për fshehje te mardhenjeve me pronaret e Jahtes para dhe pas shkuarjen ne Jahte. Me këtë përcaktohet standard i veprimit demokratik dhe pergjgjesise ndaj institucionit te votes qytetare”.

Ndër të tjerash, Abazi ka thënë se duhet dënuar edhe vdekjen e Astrit Deharit, rrahjen e aktivistëve të VV’së, zbardhjen e të gjitha vrasjeve politikë që nga 1997’ta e deri më 2004.

Shpend Ahmeti u përfshi në skandalin me jahtin pasi gazetametropublikoi e para fotot e tij në bregdeti malazez.

Ahmeti përfshiu edhe fëmijët e tij në këtë skandal, duke publikuar foto, me të cilat mohon se ka shëtitur me jahte në Budvë.

Sidoqoftë, jahti në të cilin është fotografuar Ahmeti është i kompanisë Devolli, e cila ka mbështet Vetëvendosjen dhe ka lidhje kontraktuale me deputetin Fisnik Ismajli

Temat
LajmeVend

Të afërta