Cozman: S’kam ndjenja të këqija për Tunën

Reperi i Babastars, Cozman, ka folur për raportin e tij me Tunën pas ndarjes.

Tuna është në pritje të fëmiut të parë të saj me Patris Berishën, vetëm pak kohë pasi ishte ndarë nga Cozman, me të cilin kishte lidhje tri vjeçare.

Këngëtari në një intervistë për Prive i pyetur se çka mendon për lidhjen e tyre, tha se kjo nuk është punë e tij dhe se ai nuk mund të flasë për një gjë të tillë, shkruan Telegrafi.

Më tutje ai shtoi në anglisht se “nuk ka ndjenja të këqija” për Tunën, teksa konfirmoi se është ‘single’ dhe se po shijon periudhën e re të jetës së tij.

Cozman dhe Tuna mund të jenë të ndarë, por kanë lënë gjurmë në industrinë e muzikës shqiptare me mega hitin “Fenix” që do të jetë kujtimi më i mirë i tyre.

Temat
Showbiz

Të afërta