Erdogan për krizën në Maqedoni: Vendosni për të mirën e vendit

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në takim anëtarët e Federatës së Ballkanit në “Takimin Rumeli- Ballkan” i cili është zhvilluar nga Ministria e Punës dhe Sigurisë Sociale në qendrën kulturore dhe të kongreseve Beshtepe në Ankara.

Uroj që të merret një vendim sa më parë dhe të nisë zgjidhja e problemeve. Kjo është porosia e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, duke folur për situatën politike në Maqedoni. Këto komente, ai i bëri në një takim me anëtarët e Federatës së Ballkanit në “Takimin Rumeli- Ballkan” të mbajtur në Ankara.

Erdogan gjithashtu ka uruar që zgjedhjet që së shpejti do të mbahen në Shqipëri, të zhvillohen në mënyrë të drejtë, përcjellë Agjencia Anadollu.

Duke folur për luftërat në Ballkan të para një shekulli, të cilat ai i cilësoi si tragjedia e Ballkanit, Erdogan tha se ato kanë hapur një plagë të madhe në zemrat tona sa që ushtarët dhe oficerët në Çanakkala më shumë kanë preferuar të vdesin, se sa të shikojnë edhe një herë turpin që i ndodhte Ballkanit.

Erdogan theksoi se në kuadër të objektivave për vitet 2023 dhe 2071, parashihet më shumë qetësi, siguri, mirëqenie, për të gjithë vëllezërit. Duke theksuar se në asnjë rast nuk synohet territori apo sovraniteti i asnjërit shtet, Erdogan tha se do të përpiqet për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të gjithë vëllezërve dhe të të gjitha viktimave dhe të shtypurve.

Temat
BotëLajmeRajon

Të afërta