Veseli kujton marsin e ’99-s: UÇK-ja dhe NATO-ja na çuan drejt lirisë

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar 24 marsin e vitit 1999. Ai thotë se Kosova kurrë nuk do ta harrojë këtë ditë.

Sipas tij, bota u bë bashkë për t’i dhënë fund gjenocidit serb ndaj shqiptarëve.

“Lufta heroike e UÇK-së dhe sulmet ajrore të aleatëve ndërkombëtarë, në këtë ditë historike, po na çonin drejt lirisë. Faleminderit secilit ushtar të NATO-s dhe secilit qytetar të Kosovës për sakrificën dhe kontributin e madh për këtë vend”, thotë Veseli.

Temat
LajmeVend

Të afërta