Njerëzit inteligjentë mund t’i dalloni nga sytë

Për të kuptuar nëse një person është i zgjuar, shikojeni në sy. Edhe përmasat e bebes së syrit mund të jenë tregues të nivelit të inteligjencës te një person. Kjo është zbuluar nga një studim i kryer nga Instituti i Teknologjisë Gjeorgji dhe u publikua në revistën e njohur Cognitive Psychology

Studimi është kryer te një grup prej më shumë se pesëqind njerëzish. Atyre iu është matur kujtesa, inteligjenca, apo aftësua për të menduar logjikisht në situata të ndryshme. Pas kësaj studiuesit kanë gjetur një lidhje mes inteligjencës së vullnetarëve dhe përmasës së bebes së syrit.

Për të kuptuar nëse një person është inteligjent, shikojeni në sy. Nëse ai e ka beben të madhe, atëherë është më inteligjent se të tjerët. Nuk është e qartë nëse bebja e syrit ka lidhje me aktivitetin e trurit.

Temat
Fun

Të afërta