Misteret që po tronditin botën

Mund të mos keni dëgjuar kurrë për këto mistere, por pasi t’i lexoni, do të bindeni edhe vetë për rëndësinë e tyre.

Zhdukja e civilizimit të Luginës hinduse Me një kulturë që shtrihej nga India Perëndimore e deri te Afganistani, si dhe me një popullsi prej më shumë se 5 milionësh, civilizimi më i vjetër, i njohur, i Indisë, pati një rënie dhe zhdukje të shpejtë e të mistershme. Në vitin 1922 filluan që të bëheshin zbulime rreth një civilizimi të përparuar në aspektin higjienik, me një sistem të sofistikuar të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe me banja mahnitëse. Është e çuditshme se nuk janë gjetur asnjë dëshmi rreth skllevërve, ushtrive, konflikteve sociale, apo të metave të tjera.

Mumiet Tarim Gjatë një gërmimi nën basenin Tarim në Kinën Perëndimore, arkeologët u befasuan kur gjetën më shumë se 200 kufoma të mumifikuara, që datonin rreth 2000 vjet më parë. Profesori Victor Mair kishte mbetur i mahnitur pasi që kishte parë se mumiet kishin flokë të verdha dhe hundë të gjatë, prandaj pas një kohe, ai u kthye sërish, për ta marrë AND-në e këtyre mumieve. Analizat e bëra vërtetuan pohimin e tij se kishim të bënim me kufoma me prejardhje nga Evropa. Derisa tekstet antike kineze, rreth 1000 vjet para erës së re, përmendin grupe të njerëzve kaukazianë, në pjesët e largëta të lindjes, nuk ka asnjë shpjegim sesi njerëzit e tillë kishin përfunduar kaq larg, në Kinën Perëndimore.

Legjioni i humbur romak Pasi që partianët e Persisë mundën ushtrinë romake, të udhëhequr nga gjenerali Krasus, legjenda thotë se një grup i vogël romakësh, robër të luftës, kishin bredhur në shkretëtirë, para se të rrethoheshin nga ushtria Han. Historiani kinez, Ban Gu, ka shkruar ngjarjen rreth konfrontimit me një ushtri të çuditshme, e cila luftonte në formacione në formë peshku, gjë që ishte unike për ushtrinë romake. Një historian i Oksfordit thotë se legjioni i humbur romak formoi një qytet të vogël afër shkretëtirës Gobi, të quajtur Liqian, që në kinezishte dmth Romë. Janë duke u bërë testet e ADN-së për të vërtetuar këtë pohim dhe për të shpjeguar pse disa nga banorët kanë sy të gjelbër, flokë të verdhë dhe adhurojnë luftën e demave.

Rongorongo Rongorongo është një mbishkrim i padeshifruar me hieroglifë, që përdorej nga banorët e hershëm të regjionit. Derisa asnjë popull fqinj oqeanik nuk posedonte gjuhë të shkruar, Rongorongo ishte paraqitur në mënyrë të mistershme në vitet 1700. Por, gjuha kishte humbur, bashkë me shpresat për deshifrimin e saj, pasi që kolonizatorët e hershëm evropianë e ndaluan atë, për shkak të lidhjes me rrënjët pagane të banorëve të ishullit.

Rënia e minoanëve Derisa historianët ende vazhdojnë të diskutojnë rreth asaj pse ra Perandoria romake, edhe rënia e Perandorisë minoane është po aq e mistershme. 3500 vjet më parë, jeta në Kretë ishte ndërprerë nga një shpërthim vullkanik nga ishulli fqinj Thera. Tabelat e argjilës që u zbuluan nga arkeologët, zbuluan se në vend se të dorëzoheshin, minoanët kishin mbijetuar edhe 50 vjet, për t’u shkatërruar më pas në mënyrë të mistershme. Ndoshta hiri vullkanik kishte shkatërruar të mbjellat e tyre, duke e bërë shoqërinë minoane të ndjeshme për t’u pushtuar nga grekët.

Temat
Fun

Të afërta