Juncker e quan tragjedi largimin e Britanisë nga BE-ja

Më 29 mars, kur Britania e Madhe do t’i dorëzojë Brukselit letrën që lejon fillimin e Brexit, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, do të jetë tepër i trishtuar, deklaroi ky i fundit në një intervistë për BBC-në që do të transmetohet sot.

”Do të jem i trishtuar sepse largimi i Londrës nga Bashkimi Evropian është një dështim dhe një tragjedi”, deklaroi Juncker.

BBC ka dhënë deri tani vetëm pak momente nga intervista që do të transmetohet sot.

Temat
BotëLajme

Të afërta