18 vjet nga vrasja e avokatit Bajram Kelmendi dhe dy djemve të tij

Sot bëhen 18 vjet që nga vrasja e avokatit të njohur shqiptar, Bajram Kelmendi, dhe dy djemve të tij, Kastriotit dhe Kushtrimit.

Avokati Kelmendi, së bashku me dy djemtë e tij ishin marrë nga forcat serbe më 24 mars, ditën që NATO-ja kishte filluar bombardimet në Kosovë ndaj caqeve serbe.

Kufomat e tyre ishin gjendur afër një distributori gazi në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Kelmendi ishte edhe aktivist në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut.

Temat
LajmeVend

Të afërta